Largon grupin Kryemadhi? Ilir Meta flet për Rithemelim të PL-së: S’ka parti me dy shoferë

I përkushtuar në sport, duket se me energjinë e marrë nga palestra, Ilir Meta do të Rithemelojë Partinë e Lirisë, në Konventën që do të mbahet më 27 prill. Në fjalën e tij para mbledhjes së Kryesisë, Meta u shpreh ndër të tjera se ka ardhur koha të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotzimit.

“Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë jo mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies së hapësirës për alibi dhe shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta.

Edhe pse nuk përmend emra, Meta thotë se Partia e Lirisë nuk mund të ketë dy drejtues, duke ngritur dyshime për largim të të besuarve të ish-kryetares, Monika Kryemadhit në postet drejtuese. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.

SHKARKO APP