Lavdi dhe mirënjohje heroit më të ri të qytetit tim

Piloti Donald Hoxha është dëshmori më i ri i atdheut. Ushtaraku i ri humbi jetën  në 6 prill të 2016-ës gjatë një misionit me helikopter. Një vit më parë, ai u shpall “Dëshmor i Atdheut”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në Forcat e Armatosura.

Këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta ka përkujtuar Donal Hoxhën në ditën e Dëshmorëve.

Ja çfarë shkruan Emiljano Aleksi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot qyteti ynë i vogël në numër, nderon dhe përulet para dëshmorëve dhe heronjve të shumtë që ka.

Emrat e tyre i ka gdhendur në rrugë, sheshe, shkolla dhe institucionet e tjera. Simbolet e heronjve dhe dëshmorëve janë të shpërndara në mbarë qytetin. Kuçova është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë

Heroi më I ri I qytetit tim është dhe Toger Donald Hoxha i cili u nda nga jeta më 6 prill 2016 si pasojë e rrëzimit të helikopterit.

Të dashur Patriot!

Donaldi e flijoi jetën e tij në emër të paqes dhe të qetësisë, në emër të atdheut. Ai besoi me gjithë forcën tek ligji, tek uniforma, tek rregulli duke u shndërruar në simbol për çdo bashkëmoshatar dhe për qytetin tonë.

#Mirënjohje dhe Lavdi dëshmorit Donal Hoxha. #Lavdi Shqipërisë tonë të dashur.

Jam krenar që jam një prej bijve të këtij populli dhe të jem gjithashtu në shërbim të tij.

Në një status në rrjetin social Facebook, Emiljano Aleksi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së Donaldit dhe të heronjve të tjerë të Kuçovës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?