Lavrov kundër akuzave gjermane për dronin në aeroportin e Lajpcigut: Fillimi i një lufte të vërtetë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë akuzat që lidhin Moskën me incidentin e fundit me një dron në aeroportin e Lajpcigut në Gjermani.
“Këto pretendime janë fillimi i një lufte të vërtetë”, deklaroi Lavrov, sipas agjencisë shtetërore ruse TASS.
Reagimi i tij vjen disa ditë pasi autoritetet gjermane ngritën dyshime për përfshirje ruse në incidentin në aeroportin Leipzig. Sipas ministrit të Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, shërbimet e inteligjencës kanë konstatuar se droni i pikasur pranë një avioni transportues ukrainas kishte karakteristika që përputhen me teknologjinë ruse.
Sipas raportimeve zyrtare, droni dyshohet se ishte i pajisur edhe me eksplozivë, çka ka rritur shqetësimet për një akt të mundshëm sabotazhi.
Moska i mohon akuzat, duke e akuzuar Berlinin se po nxjerr përfundime për përfshirjen ruse pa paraqitur prova të mjaftueshme.
KOHA JONË SONDAZH

