Lazarat,45 persona të shoqëruar në Lazarat, 2 arrestohen

 

.Në total  për ngjarjen policia ka shoqëruar 45 persona, dy prej të cilëve u është komunikuar masa e arrestit, ndërsa 18 janë lënë të lirë pas verifikimeve. Për 24 persona thotë se po vijon procedurat e verifikimit për të zbuluar nëse kanë lidhje me sulmin ndaj policisë.

400 forca RENEA dhe të FNSH, dhe të policisë së Gjirokastrës janë angazhuar në operacionin që po kryhet përmes kontrolleve të imtësishme shtëpi më shtëpi.

Banorët e Lazaratit dënojnë vrasjen e efektivit, duke kërkuar që kushdoqoftë të ndëshkohet sipas ligjit.

Grupi hetimor i policisë, i kryesuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda Adnand Xholi, të mëbështetur nga grupet RENEA, po mbikqyrin vendin ku u goditën forcat e policisë.

Deri tani janë evidentuar 10 vatra zjarri, ku janë sekuestruar mbi 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një grantë dhe një thikë.

Por edhe si operacioni i një viti më parë një pjesë e të dyshuarve ka ngritur pretendimet se nuk kanë asnjë lidhje me sulmin ndaj policisë.

Përmes deklaratave në media, apo edhe familjarëve  disa prej të dyshuarve kanë deklaruar se në kohën e ngjarjes nuk ndodheshin fare në fshat.

Policia e Shtetit ka përsëritur thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse .

Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit, në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

SHKARKO APP