Lazarati në shtetrrethim

 

400 forca të policisë lokale në bashkëpunim me RENEA-n dhe FNSH-në kanë rrethuar Lazaratin.

Burime policore deklarojnë se këto forca po mbajnë në vëzhgim çdo lëvizje në fshat.

Ato kanë ngritur postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të fshatit.

Policia ka lokalizuar personat që sulmuan RENEA-n ku mbeti i vdekur një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Ibrahim Basha humbi jetën pas një goditje me plumb në kokë.

Ministri Tahiri ka deklaruar se nuk mund të tolerohet më goditja ndaj policisë dhe autorët do të marrin ndëshkimin e merituar.

SHKARKO APP