“Le Iene” ironi me Fake News-in e Ramës

Kryeministri Edi Rama postoi sot në facebook një video ku tregonte se çfarë i kishte gjetur spanjollët që nuk zbatonin rregullat e vendosura për të menaxhuar krizën e krijuar nga Covid-19. Rezultoi se videoja nuk ishte bërë në Spanjë por në Algjeri. Më pas kreu i qeverisë kërkoi falje për videon, duke thënë se ia kishte dërguar një miku i tij nga Italia. Gafa nuk i ka shpëtuar programit italian “Le Iene”, të cilët shkruanin se që me shikim të parë, mund të “përjashtohet kategorikisht se videoja është e lidhur me masat shtrënguese në Spanjë. Videoja, sqaron Le Iene, në fakt është publikuar më 7 mars në Twitter nga @AlgeriaRevolt bashkë me një tekst shoqërues që sqaron se është bërë në Algjeri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?