Le Monde: Majlinda Kelmendi, ylli i shtatë i Kosovës

E përditshmja franceze Le Monde ka shkruar një artikull për suksesin e Majlinda Kelmendit pas suksesit që ajo arriti në Rio 2016, në të cilin shkruan se “Majlinda Kelmendi është ylli i shtatë i Kosovës”.

“1.8 milionë kosovarë kishin sytë drejt televizionit të dielën, 7 gusht. Vetëm dy ditë pasi ajo barti me krenari, për herë të parë, flamurin me gjashtë yje në ceremoninë hapëse në Lojërat Olimpike në Rio në stadiumin legjendar në Maracana”, shkruan Le Monde, për të shtuar më tutje se “Majlinda Kelmendi bëri që himni i Kosovës të degjohet për herë të parë në Rio pas fitores kundër italianes Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kg”.

Kurse xhudistja franceze, Priscilla Gneto e ka përshkruar atë si një makinë e fuqishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo vajzë është një makinë, është shumë e fuqishme. Por, përkushtimi është arma e saj më e fuqishme. Ajo nuk lë asgjë”, ka thënë Gneto, e cila asnjëherë nuk ka shijuar fitoren kundër Majlindës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me flokët e kapura mbrapa, sytë e zinj dhe buzëqeshje të rrallë, gjithçka në fizikun e Majlinda Kelmendit shfaq përkushtim. “Isha një fëmijë i qetë, por ushtrimet në xhudo më ndryshuan, më bënë më agresive”, kishte thënë Majlinda më parë, citon Le Monde.

Le Monde nuk lë pa përmendur edhe trajnerin e saj, Driton Kuka, për të cilin thotë se “është ai që e ka farkëtuar këtë karakter te Majlinda Kelmendi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?