“Brexit”- Le Pen zotohet: Nëse bëhem Presidente, referendum për daljen nga BE
Liderja e ekstremit të djathtë në Francës, Marine Le Pen, u zotua të shtunën se do të mbajë referendum për të nxjerrë vendin e saj nga Bashkimi Evropian nëse fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
Liderja e Partisë Frontit Nacional zhvilloi takimin e parë publik pas pushimeve verore në një fshat të vogël në verilindje të Franvës.
Ajo e portretizon veten si mbrojtëse e besueshme e rendit dhe ligjit si dhe unitetit kombëtar, duke theksuar se mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin është fleta e votimit.
“Unë do ta bëj referendumin për sa i përket Francës në Bashkimin Evropian. Po! Kjo është e mundur për të ndryshuar gjërat. Shikoni britanikët, ata zgjodhën fatin e tyre, ata zgjodhën pavarësinë. Ne edhe një herë mund të jemi një popull i lirë, krenar dhe i pavarur”, tha ajo, citon Reuters.
Fronti Nacional është e vetmja parti e madhe në Francë që kërkon referendum për daljen nga Bashkimi Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

