“Le të vijë Rama në çadër”, nëna me 3 fëmijë të mitur tregon vuajtjet pas tërmetit

Moti me temperatura nën zero dhe erë të fortë që ka mbërthyer vendin ditëve të fundit, ka vështirësur edhe më shumë gjendjen e banorëve të Thumanës dhe Laçit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që sapo lame pas.

E revoltuar, është shpreur për kamerën e Abc news një nënë e re, nga fshati Sanxhak i Laçit e cila tregon se era e fortë i ka rrëzuar çadrën në të cilën ndodhej prej natës së 27 nëntorit me 3 fëmijët, 10 vjeç, 4 vjeç, 7 muajsh, bashkëshortin dhe vjehërrit e moshuar dhe i ka detyruar ata të rifuten edhe njëher në banesën e rrënuar, tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda nga momenti në moment.

“Gjithë natën jam pa gjumë…me dy orë gjumë. I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë, me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Eshtë tmerr, tmerr, fryn ere, është ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte ekstreme ajo nuk ka nguruar të shpreh irritimin e saj ndaj deklaratave të kryeministrit, duke e sfiduar këtë të fundit të përjetojë vetë në çadra atë që po përjetojnë këta të pastrehë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi shkuar në bashki por nuk na japim bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që ska bonus për ne që jetojmë në fshat. A ka fëmijë vetë ai?! A logjikojnë këta njerëz?! A janë normalë?! Si mundet që fëmija i vogël të qendrojë në çadër? Kush mban përgjegjësi për ne? Z. Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër…”, shprehet e revoltuar Bora Prenga

Më poshtë, me zë dhe figurë:

Nena me 3 femije te mitur, apel nga Laçi: Le te vije Rama te rrije ne çader | ABC News Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?