Lea, një gjermane që promovon Shqipërinë: Duhet një fytyrë e re për të joshur turistët

Lea Lohmüller, një studente gjermane që synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm shqiptar, ka arritur që në 6-të muaj të dalë në përfundimin se “Shqipërisë i duhet një imazh, madje një fytyrë e re për të joshur turistët dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet promovimit”.

Për të promovimi i turizmit nuk duhet të përfshijë vetëm sezonin veror. “Problemi lidhet me konceptin e turizmit sezonal. Njerëzit vijnë kryesisht vetëm në verë, kryesisht për të shkuar në plazh. Duhet punuar përmes promovimit të destinacioneve për të pasur turistë gjatë gjithë vitit. Njerëzit mund të shkojnë për ngjitur malet apo vizituar sitet kulturore në çdo stinë të vitit”,-thotë për “A2cnn”.

Vitet e fundit janë bërë përpjekje të kushtueshme për promovimin e Shqipërisë, por ato s’kanë qenë asnjëherë të mjaftueshme dhe tërësisht të efektshme.

SHKARKO APP