Lear Kurti mbërriti i vdekur! Flasin mjekët: Bëmë maksimumin, por nuk reagoi
Një tjetër pjesë e dosjes për vdekjen e Lear Kurtit është publikuar në media. 6 bluza të bardha të spitalit të Traumës, infermierë, ndihmës mjekë dhe mjekë të turnit të tretë më 19 tetor po pyeten nga prokuroria në lidhje me vdekjen e 32-vjeçarit, Lear Kurti.
Në deklarimet e tyre mjekët janë shprehur se i kanë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për t’i dhënë ndihmën mjekësore sipas protokollit, por i riu nuk ka pasur shenja jete kur mbërriti në spital.
Edhe në kartelën e spitalit të Traumës shënohet që i riu ka mbërritur i vdekur, ndryshe nga sa policia ka deklaruar deri më tani, se e çoi Lear Kurtin në Tiranë me shenja jete. Sipas prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Lear Kurti ndërroi jetë nga arresti kardiak si pasojë e overdozës, pasi gëlltiti një qese me kokainë kur po ndiqej nga policia.