Ledi Shamku i këndon këngën opozitës

Deputetja socialiste Ledi Shamku ka shprehur në Fb indinjimin e saj për gjuhën e ulët që sipas saj po përdoret nga opozita në kuvden sot.

“Sa keq u paska rënë rezultati kombëtar i zgjedhjeve, vetëm tani po e kuptoj. Kaq shumë fjalor stani sa po dëgjoj këtë të enjte në gja-Parlament, bjerraditje të arsyes, pocaqizma ofshamash … kisha do kohë pa dëgju”, – shkruan politikania.

“Ankimet dhe kujet e stanit opozitar më kujtojnë një këngë folklorike që mësonim dikur në fakultet. Po përpiqem ta rreshtoj këtu poshtë me durim”, – vijonte Shamku.

Ja kënga që përcjell ajo:

"Prapa shtëpisë te fiqtë,

o burrë na muarnë dhitë!

– Burrëziu, pse s'e zure?

– Më ranë të shkretat poture,

nga hoçkuri që s'u vure!

Po sillëm një çanak, sille

që të marr hakën e dhive!

– U duk haka që more

që në çanakun që krove!".

Vijon kruajtja e çanakëve!

SHKARKO APP