Lefter Koka ka vendosur të rrëfehet para gjykatës se kush është pas tij në aferën e inceneratorëve
Lefter Koka do të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
Mësohet se ish-ministri do të flasë personalisht në gjyq, ndaj frika në Qeveri mbetet e madhe se mos ai përmend emra të rëndësishëm nga qeveria dhe mazhoranca.
Edhe avokati i Lefter Kokës ka deklaruar që ish-ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Nga frika se çfarë mund të tregojë Koka kanë filluar lëvizjet nga qeveria te gjykata e posaçme që të jepet masë sigurie me arrest shtepiak.
Burimet tregojnë se vendimi për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, si pronarë të inceneratorëve, është marrë të dielën kurse Policia e ka ekzekutuar të martën vendimin. Të njëjtat burime thanë për median se Lefter Koka është lajmëruar se do të arrestohet, por ai ka preferuar të mos arratiset.
SPAK-u po heton pa hezitim ndaj kujtdo që t’i dalë para në këtë aferë të madhe qindra milionë euro.
Një gjë mbetet e sigurtë se ish-ministri Koka nuk ka vepruar i vetëm, ndaj pritet se kush do të arrestohet pas tij nga SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

