Lefter Koka: Me Kryemadhin kam marrëdhënie të mira
Deputeti i LSI, Lefter Koka, i vetmi që nuk pranoi të dorëzojë mandatin nga radhët e LSI-së, u është përgjigjur interesit të gazetarëve jashtë godinës së parlamentit. I pyetur mbi vendimin për mosdorëzimin e mandatit, Koka tha se ishte një vendim personal.
“Vendimi im është personal, ishte i ndryshëm nga ai i grupit parlamentar dhe do shprehesha që të mos konsiderohesha si një rast i paprecedentë. Propozohemi nga një forcë politike sepse kodi është i këtillë”, tha deputeti.
Ai deklaroi ndër të tjera se pavarësisht vendimit, vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
A do ta votoni Kodin Zgjedhor?
Kërkon vëmendje të madhe nga të gjithë është riparja e Kodit Zgjedhor. Jemi kthyer qesharakë për shkak të këtij kodit. Nëse deputetët vazhdojnë t’i binden kryetarëve të partisë për tu emëruar e shkarkuar besoj se ky parlament do humbë funksionin e tij. Cdo nisëm që do bëjë përfaqësimin e qytetarëve do ketë mbështetjen time.
KOHA JONË SONDAZH

