Lefter Koka nesër kërkon lirimin nga burgu
Dita e dytë e vitit do të nisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit me shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Avokatët kërkojnë që klienti i tyre të hetohet në një masë më të lehtë sigurie.
Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri argumentojnë kërkesën bazuar në faktin se ish ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore.
Ai u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve dhe po mbahet në paraburgimin e 313. SPAK vijon hetimet edhe për incineratorin e Tiranës dhe Fierit.