Lefter Maliqi: Lajm i mirë që bie shi, se do kthehen drejtuesit e PD nga pushimet

Lefter Maliqi, ish-­deputet i Partisë Demokratike, ndoshta është më i gëzuari dhe më i lumturi, për prishjen e motit dhe nisjen e reshjeve në zonat bregdetare.

Gëzimin e tij për shiun dhe breshërin, Maliqi nuk ka nguruar ta shprehë edhe në rrjetet sociale, ku përmes një postimi dhe fotoje, thotë se tashmë drejtuesit e PD-së do të ndërpresin pushimet.

“Lajm i mirë! Zoti bën mrekulli për demokratët e thjeshtë! Moti i keq me shi e breshër kthen drejtuesit e PD-së nga pushimet”, shkruan Maliqi në Facebook, koment që e shoqëron me këtë foto. 

SHKARKO APP