Lefter Maliqi: Pas ndryshimi të orës, radhën e ka qeveria. Pranvera është stina e ndërrimeve
Kandidati i LSI-së në Berat, Lefter Maliqi ka zhvilluar takime gjatë mbrëmjes me simpatizantë dhe mbështetës të kësaj force politike.
Në një mesazh në Facebook, Maliqi shprehet se: “Pranvera është stina e ndërrimeve, pas Gjakut dhe Orës, radhën e ka Qeveria të ndërrohet më 25 Prill. Ikën Rilindja, vjen Qeveria e shqiptarëve. Kjo nuk është deklarate politike, por konkluzion dhe bindje që marr nga takimet e panumërta çdo dite. Zjarri i besimit dhe shpresës do ndizet më 25 prill dhe do te ngrohe te gjithe Shqiperine. I bindur ne fitoren e Opozites se Bashkuar qe nis nga Berati me 3 mandatet e LSI-së”,- shkruan Maliqi në Facebook.