Lefter Maliqi publikon diplomat, me dy atësi të ndryshme

Deputeti i ri i dalë nga listat vijuese zgjedhore pasi opozita dogji mandatet, Lefter Maliqi ka replikuar gazetaren Sonila Meço, sipas të cilit ka dezinformuar duke thënë se nuk dihet se çfarë arsimimi ka kryer.

Në rrjetet sociale, Maliqi i është përgjigjur duke publikuar foto të diplomave, bashkë me listën e notave, por ndër to ka një detaj që nuk shkon.

Në diplomat e Maliqit, deputeti rezulton me dy atësi të ndryshme. Në njërën, ai prezantohet si Lefter Novruz Maliqi dhe në një tjetër më të hershme Lefter Faik Maliqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reagimin e mëposhtëm, ai rendit të gjitha detyrat dhe postet që ka mbajtur deri më tani, por ky detaj nuk është sqaruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?