Legalizimet e paligjshme në Durrës, Policia shoqëron edhe 3 zyrtarë të Kadastrës

Ditën e sotme ka arritur në pesë, numri i të shoqëruarve nga Policia e Durrësit lidhur me legalizimin e disa godinave të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Janë shoqëruar në polici Arben Isaku, ish-drejtor i ALUIZNI, aktualisht Nëndrejtori i Kadastrës Durrës; Aldo Dakovelli, Shef sektori në Kadastrën e Durrësit dhe Artemis Malko, inspektor në terren.

Para tyre, Policia shoqëroi dy drejtuesit e Kavalishencës në Durrës, Ahmet Dodën drejtor dhe Kujtim Hasën, nëndrejtor, për godinën në të cilën humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas disa burimeve, Prokuroria ka prerë 17 fletë-arreste lidhur me përgjegjësit e legalizimit të godinave të ndërtuara në shkelje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?