Legalizimet, jepen lejet e para për Kishën e Myftininë në Shkodër

Qeveria shqiptare i ka dorëzuar 6 lejet e para të legalizimit komuniteteve fetare në Shkodër, 4 leje për Kishën Katolike dhe 2 për myftininë. Ka qenë drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, që zgjidhi t’ua dorëzojë personalisht këto leje 2 drejtuesve kryesorë, arqipeshkvit imzot Angelo Massafra dhe  imam Muhamed Sytarit.

Gjatë takimit me myftinë e Shkodres, ndërsa u dorëzua leja e legalizimit për xhamitë e Shtojit të ri dhe Mjedës, kreut të ALUIZNI-t iu bë me dije nga imam Muhamed Sytari se falja e se premtes do të bëhet në një nga këto xhami, si zgjedhje për të dhënë edhe një mesazh.

Në përfundim të takimeve, Artan Lame bëri me dije se në muajt e verës po i jepet përparësi legalizimit të shtëpive të emigrantëve.

SHKARKO APP