Legalizimet para zgjedhjeve, rreth 238 mijë ndërtime pa leje pritet të marrin një certifikatë
Janë 237 mijë e 884 prona, pjesa më e madhe banesa, ndjekur nga njësitë socio-ekonomike dhe ato të kombinuara që pritet të marrin një certifikatë pronësie. “Ligji i legalizimeve është përdorur si një kalë beteje në fushata elektorale. Ideja e marrjes së një certifikate e leje legalizim i është tundur votuesit shqiptar para syve siç gjuetari përdor karremin për prenë e tij”, tha kryetari i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi.
Tirana është bashkia me numrin më të madh të pronave në proces legalizimi, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Kamza dhe Vola. Ndërkohë, Hasi, Libohova, Pusteci, Këlcyra dhe Skrapari janë bashkitë me numrin më të ulët të ndërtimeve pa leje.
Me qëllim përshpejtimin dhe përmbylljen e procesit edhe para vitit 2028 siç ligji përcakton, në bashki do të ngrihen zyra të posaçme me punonjës të specializuar që do të ndihmojnë qytetarët. Procesi pritet të shoqërohet me kosto të mëdha për buxhetin e shtetit. Procesi i legalizimeve të ndërtimeve nisi në vitin 2006 dhe prej atëherë kanë marrë certifikatën e pronësisë rreth 250 mijë familje.