Legalizimi i kanabisit, ekspertët: Fermerët do neglizhojnë pjesën tjetër të bujqësisë

Nisma e artikuluar nga kryeministri Edi Rama për legalizimin e kanabisin për arsye mjekësore, cilësohet e rrezikshme dhe strategjikisht e gabuar nga ekspertë të ekonomisë, të cilët vlerësojnë se tanimë, nuk është momenti i duhur. Salami Xhepa, thotë se përfitimi financiar që mund të ketë kjo industri, është i papërfillshëm krahasuar me dëmin që mund ti shkaktojë bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.

”Shqipëria një vend me një sipërfaqe të kufizuar bujqësore, nëse do të përdorte sipërfaqe të mëdha të bujqësisë të dedikuar për këtë qëllim, mendoj se kjo cënon sigurinë ushqimore të vendit. Pra kjo vjen kundër traditës. Këto produkte që mund të kenë një çmim më të lartë në treg dhe do të tërhiqnin vëmendjen e gjithë fermerëve dhe që për pasojë do të neglizhohej pjesa tjetër e bujqësisë”,-tha për ”ora news”.

Në luftën mes tregut ilegal të trafikimit të kanabisit dhe atij legal për qëllime mjekësore, Xhepa vlerëson se i pari, mund të fuqizohet më tepër se ai ligjori. ”Përsëri këtu e shikoj prap problemin, mundësinë për të kontrolluar. Sipërfaqet mund të licencohen për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore, por në fakt ne nuk e dimë nëse ato mund të përdoren dhe për të prodhuar një tjetër produkt që mund të tregtohet në tregun e zi”.

SHKARKO APP