Legalizimi i kanabisit, ministri Çuçi: Nuk ndikon në kultivimin kriminal

SË shpejti në vend do të legalizohet kanabisi për qëllime mjekësore dhe industrial. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se kjo nismë nuk do të ketë ndikim në shtimin kultivimit të jashtëligjshëm.

“Nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale me kultivimin e jashtëligjshëm të kanabisit për qëllime të tjera. Këtë gjë do ta bëjmë me një ligj të posaçëm dhe ky ligj do të përcaktojë rregulla shumë strikte, për mënyrën se si do të mbillet, për mënyrën se si merret liceneca, për vendet se ku do të mbillet dhe për bashkëpunimin me vendet të tjera apo kompani të tjera të OECD që janë dhe operojnë në këtë fushë”, tha ministri Çuçi.

Diskutimet për këtë çështje bëhet në një periudhë kohore kur kjo bimë fillon të kultivohet në mënyrë të jashtëligjshme. Deklaratat e ministrit vijnë pas takimit e pak ditëve më parë me drejtuesit e policisë në pesë qarqe ku kërkoi monitorim të shtuar të territorit për parandalimin e mbjelljes së jashtëligjshme të kanabisit.

SHKARKO APP