Legalizimi i kanabisit, Ngjela: Rama ka hallin ekonomik, duhet garanci ligjore dhe miratim nga BE
Në një intervistë për Ora News, avokati Spartak Ngjela komentoi deklaratën e Ramës në lidhje me legalizimin e kanabisit.
Ngjela tha se vendi është në një situatë të rëndë ekonomike dhe se sipas avokatit, duhet të ketë një arsye shtetërore për këtë gjë.
Ai shtoi se kjo duhet të marrë edhe miratimin e ndërkombëtarëve, pasi ata janë më të shqetësuar nga trafiku.
Spartak Ngjela: Situata ekonomike eshtë shumë e rëndë. Ramën e ka sjellë halli ekonomik te legalizimi i kanabisit. Këtu kemi një arsye shtetërore që nuk na është paraqitur. Ne duhet të shohim se cili është theksi i ligjit, sa i garantuar është. Nuk ma ha mendja, që për të mbjellë kanabis të deskretitohet në botë dhe të bjerë.
Këtu po flitet për përfshirjen e shteti në një arsye ekonomike që i duhet dhënë një arsye shtetërore, pra me ligj. Nuk mund të flasim pa parë ligjin. Nëse do të ngremë një fabrikë armësh, duhet garancia që nuk do ketë armë shpërthyese.
Kjo është një çështje që del në arenën ndërkombëtare. Nuk shihet në Shqipëria ai, shitet andej dhe ata janë të shqetësuar. Duket sikur ai i ka marrë masat se doli m ambasadorin e BE-së. Nuk e di a do t’ia lejojnë ata.