Legalizme të paligjshme, procedohet ish-kreu i Aluiznit në Elbasan

Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan do të procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet per falsifikim të vulave dhe stampave dhe shpërdoroi detyrën.

Burime zyrtare nga policia pohojnë se shtetasi A. L., 36 vjeç, akuzohet se ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

Swiss Digital Desktop Reklama

• A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

• G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?