Legjenda gjermane Oliver Kanh: Lojtarët nuk ndjenë peshën e fanelës

Eliminimi i turpshëm i Gjermanisë ka sjellë shumë reagime të ashpra të personaliteteve madje edhe lojtarëve të njohur të  gjermanëve.

Së fundmi reagoi edhe legjenda e portës së Gjermanisë, Oliver Kanh i cili kritikoi pa përjashtim të gjithë lojtarët që sipas tij nuk respektuan fanellat që mbanin veshur, shkruan “Sportmediaset”. “Fanella e ekipit kombëtar peshon shumë. Pa përjashtim të gjithë lojtarët e refuzuan përgjegjësinë, nuk ishte një ekip i vërtetë madje harruan peshën e fanellës që mbanin veshur. Mungonte boshti qendror”, tha ai pas eliminimit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?