Legjislacioni për sinjalizimin, garanci në luftën ndaj korrupsionit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në një takim informues me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë si dhe të institucioneve të varësisë, KShH lidhur me legjislacionin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve. ”Informimi i nëpunësve shtetëror rreth këtij mekanizmi, i cili mund të përdoret nga ta është një garanci më tepër në luftën ndaj korrupsionit në administratën publike”. Ky sesion informues u organizua në kuadër të projektit ”Për një zbatim më të mirë të legjislacionit për sinjalizimin në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla, në Ambasadën Amerikane.