Lehtësira për biznesin në Elbasan, falet taksa e hapësirës për periudhën mars-maj

Këshilli Bashkiak i Elbasanit në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak miratoi disa ndryshime të disa taksave dhe tarifave vendore për vitin 2020.

Këto ndryshime u panë të domosdoshme për krijimin e lehtësirave fiskale ndaj biznesit në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Bashkia e Elbasanit vendosi që për periudhën Mars-Maj 2020 bizneseve do t’u falet taksa e zënies së hapësirës publike; bizneset për periudhën Mars-Maj 2020 përjashtohen gjithashtu nga detyrimi për të vetëdeklaruar numrin e netëve të qëndrimit në hotel dhe përjashtim nga detyrimi i pagesës së tarifave të shërbimit në tregje për periudhën Mars-Maj 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në varësi të ecurisë së situatës Kryetari i Bashkisë Z. Llatja sqaroi se deri në fund të korrikut (kur është afati përfundimtar për pagesën e taksave) Bashkia e Elbasanit ka ende kohë të rishohë Paketën e saj Fiskale dhe të bëjë ndryshime të tjera nëse lind nevoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu Llatja tha se Bashkia e Elbasanit po asiston bizneset në këtë periudhë përgatitore për hapje. Po merren të gjitha masat që bizneset t’i rikthehen punës, tha Llatja, me kushtet e reja të vendosura.

Po ashtu, Këshilli Bashkiak miratoi edhe kalimin e ushqimeve nga Qendra Ekonomike dhe e Arsimit në Qendrën Balashe.

Ushqimet që ishin blerë dhe do të shërbenin për kopshtet dhe çerdhet, tashme gjenden të magazinuara.

Për të evituar skadimin apo prishjen e tyre, bashkia vendosi që ato të përdoren në Qendrën Sociale Balashe për nevojat e Shtëpisë së të Moshuarve apo për nevojat e përfituesve të vakteve falas (aktualisht 130 përfitues çdo ditë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?