Lejet e ndërtimit, Veliaj padi ndaj Bashës!

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj do të padisë në Prokurori paraardhësin e tij në detyrë, Lulzim Basha, si dhe ish krye-komunarin e Farkës, Fatbardh Plaku.

Për një sërë shkeljesh dhe abuzimesh me lejet e ndërtimit, Veliaj theksoi se edhe pse aktualisht kryetar i Opozitës, Basha s’mund t’i shmangen përgjegjësisë  ligjore lidhur me shkeljet që tha se rëndojnë ndaj qytetarëve.

Veliaj akuzoi edhe prokurorët dhe gjyqtarët, pasi sipas tij, punonjësit e sistemit të drejtësisë duhet të japin vendime të drejta, të pandikuar nga njerëzit me pushtet.

Veliaj sqaroi edhe situatën ne pallatin pranë Kopshtit Botanik, i cili rrezikon shembjen nga shkarja e dherave. Pas përfundimit të projektit nga ekspertët, pritet të ndërhyhet në këtë zonë për parandalimin e rrëshqitjeve të  mëtejshme, ndërsa dëmi financiar sipas kryebashkiakut do t’i faturohet firmës ndërtuese qe ka hapur gropën ngjitur bllokut të pallateve në zonën e Farkës.

Nisur nga ky rast, Veliaj u bëri apel qytetarëve që para se të blejnë shtëpi të verifikojnë më parë dokumentet e firmës ndërtuese, duke premtuar nga ana tjetër se para vitit te ri do të hipotekohen 300 apartamente në kryeqytet.

SHKARKO APP