Lejet mjedisore, ”sherr” mes Klosit dhe kreut të Bashkisë Sarandë
Një diskutimin e draftit të mjedisit dhe lejet e tipit C, kanë përplasur ministrin e mjedisit Blendi Klosi dhe kryetarin e bashkisë së Sarandës, i cili kërkoi ndërhyrje të menjëhershme pasi inertet po mbysin qytetin e tij. Propozimi për të shtyrë këtë diskutim me argumentin se Saranda problemin më të madh e kanë në verë duket se nuk e ka bindur kreun e bashkisë së qytetit bregdetar, çka e ka detyruar ministrin të lërë mbledhjen e këshillit konsultativ.
”Ne e kemi të pamundur që në vitin në vazhdim në vendgrumbullimin e Bulloderit, që nuk ka leje mjedisore të kemi grumbullim ose të çuarit e mbetjeve inerte që vijnë nga gërmimet. Në vazhdën e kësaj kisha propozimet që këto takimet me kryetarët e Bashkive të jenë të paktën në rang qarku edhe për specifikat që çdo rang paraqet. E kemi thënë edhe në mbledhjen e mëparshme, por duhet reflektuar”.
Problemin e inerteve ngriti dhe kryetarja e bashkisë Durrës, ndërsa kreu i bashkisë së Matit dha alarmin se një sëmundje po shkatërron pyjet me pishat. ”Durrësi është një qytet që ka një problem të madhe me menaxhimin e mbetjeve. Jemi në statusin e qytetit në emergjencë”. Më herët ministri Klosi kishte një vërejtje për inspektorët e mjedisit. ”Të gjithë strukturat mjedisore edhe të policimit mjedisor edhe të zbatimit të legjislacionit mjedisor në një betejë me biznesin e vogël, duke harruar biznesin e madh”.
KOHA JONË SONDAZH

