Lejoi vajzën të ishte skllave seksi, nëna:”S’kam dijeni për asgjë”, njerku: “E pavërtetë”

Me pranga në duar, nëna e 12 vjecares së abuzuar seksualisht nga njerku, mori masën e dhënë nga Gjykata e Fierit. E braktisur nga familja, me pamje të përvuajtur mbërriti në gjykatën e Fierit gruaja që akuzohet se abuzoi me të bijën e saj minorene.

Mohoi gjithçka para kamerave deri sa avokati e këshillon të heshte. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg sipas kërkesës së Prokurorisë.

“Kam 5 ditë brenda, nuk e di cfarë flitet. Jam e tronditur. Nuk e di pse flitet për këto gjëra. S’kam dijeni për asgjë. Nuk di cfarë ka ndodhur mes vajzës sime dhe njerkut. Se di pse po me mbajne brenda, se di cfare ka thene vajza”, tha ajo në gjyq sot teksa mësoi masën e sigurisë. Selvie Yzeiraj ka qënë e arrestuar disa muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke respektuar procedurën hetuesit i komunikuan se për këtë do të akuzohet si bashkëpunëtore. Ashtu 40 vjecarja  ndërpreu rrëfimin. Selvie Yzeiraj u arrestua bashkë me të dashurin në banesën e këtij të fundit në fshatin Mbyet. Vajza 12 vjeve e Selvies denoncoi në polici abuzimin seksual nga i dashuri i të ëmës dhe indiferencën e kësaj të fundit për 6 vjet me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

monstrat-550x344

Ilmi Hoxha gjithashtu ka marrë vendimin, “arrest me burg”.  Ai ka mohuar edhe nje here vertetesine e atyre qe thuhen ne media sipas tij dhe ka thene se eshte i shokuar nga ato qe ka degjuar. “Jam i shokuar, ja lë gjykatës të zbardhë gjithçka. Nuk janë të vërteta ato që thuhen në media”, tha ai në gjyq.

Rimarrja në pyetje e vajzës së abuzuar seksualisht nga njerku Ilmi Hoxha ka bërë të njohur skena që tronditin edhe më shumë familjen.

Vajza E.Y. këtë herë duket se është shfaqur më e bindur se kurrë për ta thënë të vërtetën e saj të dhimbshme ashtu siç është. Kur është marrë sërish në pyetje sot nga hetuesit në prani të psikologes, e mitura ka thënë se është e vërtetë që nëna e ka parë duke kryer seks me njerkun dhe nuk ka reaguar

“Më vinte turp ta pranoja, por po, është e vërtetë që mamaja më shikonte kur Ilmiu kryente marrëdhënie me mua. Le ta thotë edhe ajo vetë se si na shihte. Ka ardhur në momente kur ne kryenim marrëdhënie dhe thoshte: ‘Hë, po ngroheni nga pak, ë?’. Ajo nuk më mbronte”, mësohet të ketë dhënë këto detaje në dëshminë e saj, një ditë pas arrestimit të njerkut dhe nënës së saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?