Lekbibaj në garë për ”Fshatrat më të mirë turistikë në botë”, Rama: Përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave
Lekbibaj në Tropojë është fshati i tretë që i bashkohet aplikimit të Shqipërisë në programin ”Fshatrat më të mirë turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit”, pas atij të Zogajt në Shkodër dhe Nepravishtës në Gjirokastër.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikuan pamje nga Lekbibaj, duke theksuar se është një fshat që përcjell rrënjët e traditave dhe mikpritjen. Rama shkruan se ky fshat përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave.
”Lekbibaj, zemra e Nikaj-Mërturit sjell jehonën e Alpeve, përcjell forcën e qëndresës dhe rrënjët e traditave e mikpritjes së bjeshkëve në hartën globale të turizmit të qëndrueshëm si një nga gjashtë fshatrat që përfaqësojnë Shqipërinë në nismën globale “Fshatrat më të Mirë Turistikë” nga Organizata Botërore e Turizmit. Ky aplikim i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është një pasqyrë e gjithë zonës së Nikaj-Mërturit, me pamje dhe frymëzim nga fshatrat e mrekullueshëm përreth”,-shjruan Rama.
Ky aplikim është një pasqyrë e gjithë zonës së Nikaj-Mërturit, me pamje dhe frymëzim nga fshatrat e mrekullueshëm përreth. Lekbibaj është kthyer vitet e fundit në destinacion të preferuar për këdo që adhuron natyrën dhe Alpet e Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

