Lekë dhe seks në këmbim të notës, burg sekserit në Universitetin e Kamzës

Gjykata e Tiranës ka dhë sot masën arrest me burg për sekserin e Universitetit të Kamzës, Besim Nasufi, i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm pas publikimit të një video nga Fiks Fare, në të cilën sekseri jo vetëm kçrkonte para në këmbim të notës nga studentët, por edhe favore seksuale, me të cilat mund të siguroje edhe një vend pune.

Mësohet se 65-vjeçari Besim Nasufi, pas publikimit të rastit në Fiks Fare pati probleme shëndetësore dhe u shtrua në spital.

Sekseri u filmua nga Fiks Fare kur i i çoi gazetarët që hiqeshin si studentë, në zyrën e tij në katin e parë të Fakultetit. Fillimisht, gazetarët e Fiksit paguan lëndën “Prodhim bimor”, me profesor Bardh Sallakun dhe gjatë bisedës ata pyetën sekserin nëse e ka takuar profesorin, por refuzon te përgjigjet dhe u kërkon gazetarëve që të mos përmendin emra. Pas realizmit të pagesës, Fiksi tregon sesi studenti hyn në provim dhe merr notën kaluese 5.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Fiks Fare paguan 24 mijë lekë për dy provime të tjera, pikërisht “Marketing Agrar” dhe “Administrim publik”. Në bisedat kur bëhet pagesa, sekseri Nasufi garanton që nëse studenti mbetet vetëm në një provim, ai do ia marrë pa hyrë fare. Në një nga provimet, “Administrim publik” studenti nuk kaloi, kështu që sekseri pagesën që gazetarët bënë për këtë lëndë i kaloi për provimin tjeter si parapagim, pra për lëndën “Drejtim i fermave”, me pedagog Maksim Meço. Edhe për këtë provim, sekretarja konfirmon që është marrë nota kaluese 5.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, sekseri nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi ai kërkonte dhe favore seksuale në këmbim të notës kaluese dhe gjetjes së një pune. Pas disa takimesh me gazetarët e Fiksit, Nasufi kërkon që njëra nga bashkëpunëtoret e emisionit investigativ të bëhet e dashura e tij. “Pse të thashë nga ora 9 unë? Që të rri pak qetë. Të rri pak qetë me ty. Se tashi unë ty të kam shoqe. Me vete nuk do ta marr ty unë plaçkën. Aty e ke. Edhe burri për shembull, s’ka për ta marrë vesh burri, në punë është ai. Se mos ka për ta marrë vesh burri, aty e ke”, i drejtohet ai bashkëpunëtores së Fiks Fare, duke shtuar se nuk ka rëndësi nderi, pasi me të do të shëtisë botën. “Unë kam qenë në Francë. Njësoj është gjithandej. Burri është në punë, burri është atje, ti këtu. Kush do ta marrë vesh? Pastaj është një orë e caktuar. Për shembull nuk është një orë që ka shumë, nuk ka njerëz. Ne s’kemi për të ndenjur 4 orë, 5 orë”, vijon ngacmimin përgjegjësi i fakultetit. Më tej, ai thotë se një të dashur që ka patur në fakultetin ku është përgjegjës, e ka futur në punë te Zooteknika dhe një tjetër e ka çuar në Gjermani nëpërmjet universitetit, pasi është i vetmi që njihet në disa vende të botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?