Lekët e bllokuara në Maqellarë, Rama: Preshin e sqaron policia dhe prokuroria, nuk e sqarojnë këta

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me ngjarjen e Maqellarës, ku në një automjet të ndaluar janë kapur një sasi parash, ndërsa ka dyshime për shitblerje vote.

Rama tha ndër të tjera se policia dhe prokuroria kanë shkuar menjëherë sapo janë njoftuar dhe personat e përfshirë aktualisht janë të ndaluar, por akuzoi se keto skena po rikthehen nga PD.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Fevziu: Çfarë po ndodh, a keni ju struktura që po blejnë vota? Ka patur pretendime nga PD e LSi sidomos që thonë që strukturat e PS në të gjithë vendin po blejnë vota….

Rama: Ajo që dimë zyrtarisht është që ka një strukturë të armatosur, të pranuar nga drejtues të PD, që kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur një efektiv policie me pretendimin se po mbrojnë votën.

Fevziu: Por ka dhe para dhe lista votuesish në në një makinë të bllokuar nga strukturat për mbrojtjen e votës.

Rama: Kjo skenë, është një tjetër arsye pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Sepse kjo është një skenë e tmerrshme. Ëhtë njësoj si skena e Elbasanit me ndryshimin që nuk ka viktima.

Fevziu: U kapën me presh në duar…

Rama: Preshin e sqaron policia dhe prokuroria, nuk e sqarojnë këta, ku të duket si një vend ku kanë ardhur ukët, zulët dhe tucit. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë dhe po rikthehen nga e njëjta forcë, nga PD.

SHKARKO APP