Leku vazhdon rritjen – Euro zbret në 122.7, zhvlerësohen edhe monedhat e tjera

Gjatë ditës së enjte, në tregun valutor vendas, monedha kombëtare ka vijuar rritjen, duke zhvlerësuar kështu valutat e huaja.

Monedha e eurozonës zbriti mëngjesin e sotëm në kuotën e 122.7 lekë në shitje duke u ulur kështu me 0.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Valuta e SHBA, dollari ka njohur rënie ditën e enjte, duke rënë me 0.3 lekë për njësi. Tashmë dollari këmbehet për 107.4 lekë në shitje dhe 108.3 lekë në blerje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rënie ka pësuar edhe paundi britanik, të cilin e shohim tejet të luhatshëm javët e fundit ndikuar edhe nga problematikat midis Britanisë dhe BE për marrëveshjen e Brexit. Paundi ndodhet tashmë në kuotën e 135.8 lekëve duke u ulur kështu me 0.4 lekë për njësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu edhe valutat e tjera të huaja, kanë pësuar rënie. Dollari kanadez është dobësuar me 0.3 lekë për njësi duke arritur kuotën e 79.5 lekë, dollari australian ka thelluar rënien me plot 1.1 lekë duke arritur kuotën e 76.2 lekë ndërsa franga zvicerane ka rënë me 0.3 lekë duke u këmbyer sot në tregjet e këmbimit me 108.2 lekë.

EUR/ALL     122.70 -123.50
USD/ALL     107.40 -108.30
GBP/ALL     135.80 – 136.50
AUD/ALL     76.20 –  77.00
CAD/ALL     79.50  –  80.30
CHF/ALL    108.20 – 109.00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?