Lëkundje të forta tërmeti. Epiqendra në Rrogozhinë

Tëmetet s’kanë të ndalur në Shqipëri. Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë, Durrës dhe Kavajë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë në Rrogozhinë.

Ndërsa tërmeti i dyti ka rënë dy minuta më pas me magnitudë 4.5 ballë. Fillimisht EMSC ka nxjerrë të dhëna për të dy tërmetet por më pas kanë qëndruar vetëm për të parin. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, pasqyron vetëm një lëkundje tërmeti. Me thellësi 35 km, 7 km në juglindje të Kavajës, në Vorozen.

Sizmiologu Rexhep Koçi tha se tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë në aktivitetin sizmik.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Tërmeti ishte me magnitudë 4.7 ballë dhe prej disa ditësh Shqipëria vijon të jetë me aktivitetin sizmik. Nuk kemi të dhëna nëse ka të lënduar apo dëme nga lëkundjet, por ne po monitorojmë situatën”’,-tha Rexhep Koçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që prej 4 korrikut lëkundjet e tërmetit vazhdojnë pothuajse çdo ditë në Shqipëri. Edhe gjatë natës së kaluar ka pasur lëkundje të lehta tërmeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?