Lëkundje të tjera tërmeti në Itali, shqiptari: “Zot mbaj dorën”

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë që goditi mëngjesin e sotëm Italinë Qendrore, ka shkatërruar disa provinca dhe reparte të spitalit Grifoni në Amatrice. E ndërsa numri i viktima zyrtarisht raportohet të ketë shkuar 38 deri më tani dhe qindra të plagosur e të humbur, lëkundjet sizmiologjike vazhdojnë të ndjehen edhe në këto momente. Këtë e bëjnë të ditur shqiptarët në Itali, të cilët njoftojnë herë pas here të afërmit e tyre në vendin tonë. N. Gjergji, i cili jeton në CastelRaimondo, provincë e Macerata-s në Itali, shkruan në facebook se lëkundje të tjera të frikshme po përjetohen edhe në këtë orë të mesditës.

“Prapë, Zot mbaj dorën” shkruan ai në Facebook, ndërsa komentet nga miqtë e këshillojnë të bëjnë kujdes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?