Lëkundje tërmeti në qytetin e Shkodrës, ja sa ishte magnituda
Aktualitet E Mërkurë, 19 Gusht 2020 10:11
Një tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter ka lëkundur këtë paradite Qarkun e Shkodrës, sipas ESMC.
Ndërkohë, IGJEUM raporton se lëkundja u ndje në orën 9:37, dhe magnituda sipas institutit të Gjeoshkencave ishte 3.5.
Epiqendra e tërmetit ishte në grykëderdhjen e lumit Buna, me thellësi 5 km.
Banorët e zonës kanë raportuar se e kanë ndjerë lëkundjen, por nuk flitet për dëme.