Lëkundjet e forta të mëngjesit të djeshëm, dëmtohet godina e Drejtorisë së Doganave: Evakuuohen punonjësit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të djeshëm, godina ka pësuar dëmtime strukturore.

Në dokumentin zyrtar të Drejtorisë së Doganave, thuhet se janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe nuk lejohet hyrja e asnjërit prej tyre pa autorizim.

Ndërkohë, nuk dihet ende se ku do të transferohet stafi i Drejtorisë së Doganave pasi në njoftim përmendet vetëm evakuuimi i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?