Lëkundjet në Dibër, kreu i Bashkisë: Ishin të lehta

Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj thotë se kanë qenë dy lëkundje të lehta dhe se deri në këto momente nuk raportohet për dëme apo emergjenca për shkak të lëkundjeve. Imeraj tha se pas lëkundjes së parë grupet e emergjencave kanë dalë në terren për verifikimin e situatës por që deri tani situata është e qetë.

“U ndjenë dy lëkundje që ishin të lehta dhe të shkurta. Deri në komunikimet e tanishme nuk kemi dëme materiale. Nuk u ndjen shumë si lëkundje dhe nuk ka nevojë për panik. Janë ngritur grupet e emergjencave në terren për emergjencat që mund të kenë”.

Në lidhje me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019, Imeraj tha se fatmirësisht nga ky tërmet janë prekur vetëm 2 familje dhe aktualisht ndodhen të strehuara në shtëpi me qira që paguhet me bonusin e bashkisë.

SHKARKO APP