Lënda narkotike që po përdoret masivisht, eksperti Karamuço: Shkakton ankth e halucinacione

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka një lëndë narkotike që po përdoret masivisht. Karamuço thotë se në Shqipëri kanë futur një derivat të hashashit, të quajtur Skunk.

Ai tha se kjo lëndë narkotike shkakton stres, ankth dhe haluçinacione dhe përdoruesit kur paraqiten te mjekët nuk e kuptojnë ku qëndron problemi.

“Është situata më alarmante në këto 30 vjet me përdorimin e lëndëve narkotike. Tani kanë futur Skunkun, derivat i hashashit, është lloj hashashi sintetik, dhe mjekët tanë kur shkojnë të rinjtë u japin ilaçe për stresin dhe ankthin. Drogat kanë dëmtime të parikthyeshme në sistemin tonë nervor”.

SHKARKO APP