Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Leoni XIV, përpara lutjes së Mbretëreshës Qiellore: Të jemi të mëshirshëm, Zoti zbulohet sidomos në njeriun që vuan!

Aktualitet E diel, 25 Maj 2025 13:46
Leoni XIV, përpara lutjes së Mbretëreshës Qiellore: Të jemi të mëshirshëm, Zoti zbulohet sidomos në njeriun që vuan!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Çdo motër dhe çdo vëlla është banesa e Zotit” dhe prania e Tij “zbulohet veçanërisht tek të vegjlit, tek të varfrit dhe tek ata që vuajnë, duke na kërkuar të jemi të krishterë të vëmendshëm dhe të dhembshur”. Duke komentuar Ungjillin e kësaj të diele të 6-të të kohës së Pashkëve (shih Gjn 14:23-29), Papa Leoni XIV na kujton se nuk duhet të mbështetemi te forca jonë, por te mëshira e Zotit që na zgjodhi, edhe nëse jemi të brishtë. Zoti nuk turpërohet për natyrën tonë njerëzore, madje, vjen të banojë brenda nesh dhe na bën mjet të dashurisë së tij për të tjerët, për shoqërinë, për botën.

Papa Leoni XIV e filloi si zakonisht, lutjen mariane të Mbretreshës Qiellore duke i uruar turmës që mbushte përplot Sheshin e Shën Pjetrit edhe në këtë të diel, i pushtuar nga dy emocione të forta: lutje për shpirtin e Papës Françesku dhe brohoritje për dukjen e Papës Prevost në atë dritare, që mbart kujtime të jashtëzakonshme papnore.

Të dashur vëllezër dhe motra, të diel të gëzuar – ishte urimi i zakonshëm i të dielave që ushtoi në Shesh – i pasuar nga breshëria e duertrokitjeve të turmës, që u pasua nga zëri i Papës Leoni.

Të mbështetemi tek mëshira e Zotit
Disa ditë më parë – kujtoi Papa Prevost – fillova shërbesën time ndërmjet jush e, para së gjithash, dua t’ju falënderoj për dashurinë që më tregoni, ndërsa ju kërkoj të më mbështesni me lutjet dhe afërsinë tuaj:
“Në gjithçka që Zoti na thërret, si në rrugën e jetës, ashtu edhe në rrugën e fesë, ndonjëherë ndihemi të pamjaftueshëm. Megjithatë, Ungjilli i kësaj të diele (shih Gjn 14:23-29) na thotë se nuk duhet të mbështetemi te forca jonë, por te mëshira e Zotit që na zgjodhi, të sigurt se Shpirti Shenjt na prin e na mëson gjithçka”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Jezusi i çliron dishepujt nga çdo ankth
Apostujve që, në prag të vdekjes së Mësuesit Jezus, janë të shqetësuar dhe të pikëlluar dhe pyesin veten se si do të jenë në gjendje të vazhdojnë dhe të dëshmojnë Mbretërinë e Hyjit, Jezusi – kujtoi Papa Prevost – ua shpall dhuratën e Shpirtit Shenjt, me këtë premtim të mrekullueshëm:

“Nëse dikush më do, do ta mbajë fjalën time, dhe Ati im do ta dojë, dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tonë me të” (vargu 23).

Kështu, Jezusi i çliron dishepujt nga çdo ankth dhe shqetësim dhe mund t’u thotë atyre:
“Mos të shqetësohen zemrat tuaja dhe mos ketë frikë” (v. 27). Nëse mbetemi në dashurinë e Tij, Ai vetë banon në ne, jeta jonë bëhet tempull i Zotit dhe kjo dashuri na ndriçon, i bën vend vetes në mënyrën tonë të të menduarit dhe në zgjedhjet tona, derisa të shtrihet edhe drejt të tjerëve e të rrezatojë të gjitha situatat e jetës sonë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zoti më shoqëron me praninë dhe afërsinë e Tij
Ja, pra, vëllezër e motra – vijoi Papa Leoni XIV shpjegimin e porosive të leximebe biblike të kësaj së diele të 6-të të Pashkëve – ky banim i Zotit në ne është pikërisht dhurata e Shpirtit Shenjt, që na merr për dore dhe na bën ta jetojmë, edhe në jetën e përditshme, praninë e afërsinë e Zotit, duke na bërë shtëpinë e vet.

Zoti më shoqëron me Shpirtin e Tij
Është bukur që, duke dëgjuar thirrjen tonë, duke parë realitetet dhe njerëzit që na besohen, angazhimet që kryejmë, shërbimin tonë në Kishë, secili prej nesh mund të thotë me besim:
“…edhe nëse jam i brishtë, Zoti nuk turpërohet për natyrën time njerëzore, madje, vjen të banojë brenda meje. Ai më shoqëron me Shpirtin e tij, më ndriçon dhe më bën mjet të dashurisë së tij për të tjerët, për shoqërinë, për botën”.
Të dashur – e ftoi turmën që e ndiqte Papa Leoni XIV – mbi bazën e këtij premtimi, le të ecim në gëzimin e fesë, për të qenë tempull shenjt i Zotit. Të angazhohemi për ta çuar dashurinë e tij kudo, duke kujtuar se çdo motër dhe çdo vëlla është banesa e Zotit dhe se prania e tij zbulohet veçanërisht tek të vegjlit, tek të varfrit dhe tek ata që vuajnë, duke na kërkuar të jemi të krishterë të vëmendshëm dhe të dhembshur.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 3 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 3 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 5 orësh

“T’ia besojmë të gjithë veten ndërmjetësimit të Marisë së Shenjtnueshme. Përmes veprës së Shpirtit Shenjt Ajo u bë “banesa e shenjtëruar e Zotit”. Me të, edhe ne mund ta provojmë gëzimin e mirëseardhjes së Zotit e mund të bëhemi shenjë dhe mjet i dashurisë së Tij”.

R.SH. / Vatikan

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 3 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 3 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 3 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 3 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 15 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 3 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 6 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 19 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.