Lëshohet alarmi SOS/ Anija e linjës Sarandë-Korfuz pëson defekt në mes të detit

Ndërkohë vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Anija “Saranda Expres” me flamur shqiptar, e cila bën linjën e Korfuzit në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS.

Ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit,  në veri të ishullit te Korfuzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prane anijes Saranda Expres ka shkuar edhe anija tjeter e linjës Sarande -Korfuz, REINA 2 për të dhënë ndihmën e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete.  Kapiteneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët në bordin e mjetit lundrues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?