Leskaj: Mbështes kolegët e miqtë që nuk shkojnë në debate
Ish-politikania Valentina Leskaj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi mbështetjen e jhapur për të gjithë kolegët e saj që nuk shkojnë në debate televizive me përfaqësues të opozitës.
Meço: Ju tani jeni jashtë, e shihni më ftohtë, jeni më e qetë për të folur nuk keni nevojë t’i merrni leje askujt për të ardhur këtu për të folur, siç më ndodh me shumicën e përfaqësuesve politikë në këtë periudhë.
Leskaj: Në fakt unë nuk kam marrë shumë leje edhe më përpara. Kam thënë jo kur kam gjykuar që nuk duhet ta bëj.
Meço: Do ta bënit nëse do të ishit edhe tani në PS?
Leskaj: Padyshim që do ta bëja.
Meço: Ju duket normale zonja Leskaj ky vendim që është marrë. Ju e shihni nuk bëhen më debate, përaqësuesit vijnë të vetëm dhe duhet marrë leje edhe atëherë.
Leskaj: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një palë dhe unë nuk po marr krah. Sepse në fund të fundit kushdo që shkon në debat padyshim që ka një zgjedhje. Edhe unë kur kam shkuar nëpër debate kam pasur raste që kam refuzuar. Jo se më ka detyruar partia, por ka qenë zgjedhja ime personale. Më ka ndodhur edhe në televizione të rëndësishme. Madje më ka ndodhur edhe që janë shkëputur nga një emision. Kjo ka të bëjë edhe me integritetin sepse nëse ke përballë një njeri që nuk ofron debat … Këtu debatet vërtiten më shumë rreth emra dhe personit, kalon në personale. Nuk besoj që ky lloj debati është konstruktiv. Unë u jap shumë të drejtë kolegëve të mi të refuzojnë ato lloj debatesh.
KOHA JONË SONDAZH

