Letër për Macron dhe Scholz, kërkesa nga Rama: Ulni në tryezë Kurtin dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të dytë Presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kërkon prej tyre të shtojnë presionin ndaj Kurtit dhe Vuçiçit.

Po ashtu, Rama kërkon që liderët e Kosovës dhe Serbisë të ulen në bisedime bashkë me ndërkombëtarët dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi nga situata mes tyre ndikohet i gjithë rajoni.

“As normalitet në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi nuk mund të ketë pa lirimin e tyre. Ata nuk kanë kryer asnjë krim, por edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, dihet botërisht që për kalim të paligjshëm të kufirit, njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht. Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme”,-tha Rama.

SHKARKO APP