Letër-porosi palës italiane për pajisjen e përgjimit
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar letër-porosi Ministrisë italiane të Drejtësisë me kërkesën për t’u informuar mbi pajisjen përgjuese “IMSI CATCHER”.
Pak ditë më parë nëpërmjet ambasadës italiane, Drejtori i Policisë, Alessandro Pansa iu përgjigj Prokurorit Llalla se pajisja “IMSI CATCHER” ka mbërritur në Shqipëri në bazë të një marrëveshje të firmosur në vitin 2007 midis policive të dy vendeve për qëllime trajnuese. Por kjo përgjigje nuk u pranua nga Prokuroria si provë për fashikullin hetimorë, pasi u konsiderua si një dokument pa firmë, pa datë dhe pa nënshkrimin e titullarit apo një numër protokolli.

