Letoni/Ceremonia në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj (FOTO)
Foto nga ceremonia në Camp Adazi në Letoni, në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj të rënë dje në krye të detyrës. Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Një ditë pas vdekjes së Hasanajt, Ministrja e Mbrojtjes ka nisur drejt Letonisë një Task Forcë të ngritur me urgjencë për këtë rast. Bashkë me autoritetet letoneze, Task Forca do të ndjekë hetimin e plotë për vdekjen e efektives Hasanaj në Camp Adazi.
32-vjeçarja vdiq aksidentalisht gjatë çmontimit të minave mëngjesin e së hënës, ndërsa u plagosën Komandanti i Kontigjentit, Majori Klodian Tanushi, i cili mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën dhe Rreshteri Julian Kapaj. Efektivët e Forcave të Armatosura ishin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.
KOHA JONË SONDAZH

