Letoni, memorial për dy ushtarakët shqiptarë

Në kampin Adazi në Letoni është vendosur një memorial për dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën gjatë një stërvitjeje. Major Klodian Tanushi dhe nëntetare Zarife Hasanaj do të kujtohen gjithmonë në grup-batalionin e NATO-s. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shkruan: ”Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni. Kolegët e tyre, aktualisht në mision, zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?