Letonia mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë
Letonia mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
Nën sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Letonisë, Solveiga Silkalna gjatë një takimi me ambasadoren e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta vlerësoi arritjet e Shqipërisë në kuadër të reformave dhe rikonfirmoi edhe një herë mbështetjen e Letonisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe për çeljen e negociatave në qershor të këtij viti.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe u nda mendimi dhe vullneti i përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha konkrete me interes reciprok.
Shpresa Kureta është ambasadore rezidente e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë dhe ambasadore jorezidente në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Ukrainë.
KOHA JONË SONDAZH

