Letra: Hakun ta morëm, shtëpinë ta dogjëm dhe gocat s’ke për t’i parë më

Shtohen misteret e zhdukjes së dy motrave adoleshente në Durrës.

Babai i tyre, Hiqmet Kajtazi, thotë se pas zhdukjes së tyre, në tavolinën e kuzhinës ka gjetur një letër.

Në të shkruhej: “Hakun ta morëm. Shtëpina ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”.

Kjo çon në dyshimet se gocat edhe mund të jenë rrëmbyer.

Babai i vajzave thotë se nga shkrimi, nuk është në gjendje të kuptojë nëse letra është shkruar nga të bijat.

“Gjeta këtë letër, por nuk di sit a shpjegoj. Nuk di nëse vajza e kanë shkruar vetë apo nën trysninë e dikujt, apo e kanë shkruar persona të tjerë. Unë nuk kam problem me njeri, që ata të marrin hak. Vajzat e mia janë larguar edhe më parë nga shtëpia. Kanë pasur shuma të vogla me vete dhe me to kanë marrë shtëpi me qera në Durrës. Por, pas 3­4 ditësh janë kthyer prapë. Por këtë radhë ndenjën më gjatë”, thotë ai.

Letra lë të kuptohet se ato edhe mund të jenë rrëmbyer, por nuk përjashtohet që ajo të jetë shkruajtur nga vetë vajzat, për të humbur gjurmët. 

SHKARKO APP